Trump me Covid: Presidenti kritikohet për ‘xhiron’ me makinë

05/10/2020 16:55

Ekspertët mjekësorë po vënë në dyshim vendimin e Donald Trump për të përshëndetur mbështetësit e tij në një rrugëkalim jashtë spitalit ku ai po trajtohet për Covid-19.

Ka shqetësime që presidenti amerikan, i cili kishte një maskë, mund të ketë rrezikuar stafin e Shërbimit Sekret brenda makinës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere tha se udhëtimi të Dielën ishte realizuar për të qenë më se i sigurt.

Ndërkohë që ngrihen pyetje mbi seriozitetin e sëmundjes së Z. Trump pas deklaratave kontradiktore gjatë fundjavës.

Duke folur në Fox News, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows tha se mjekët do të vendosnin më vonë nëse presidenti mund të lirohej nga spitali Walter Reed, afër Uashingtonit të hënën.

Z. Meadows tha se ai kishte folur me Z. Trump më herët dhe se gjendja e tij dukej se ishte përmirësuar brenda natës. Presidenti u dërgua në spital të Premten në mbrëmje, disa orë pasi njoftoi se ishte testuar pozitiv për virusin.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA