Pamjet/ I biri vuan nga leuçemia, babai bën të pamundurën para spitalit për ta bërë të lumtur

05/10/2020 10:18

Dashuria për fëmijët është thjeshtë e papërshkrueshme. Këtë na e ka vërtetuar një baba i përkushtuar, ku gjesti që ai ka bërë për djalin e tij është bërë virale në rrjet.

Burri në fjalë duket teksa kërcen para spitalit për të sjellë sadopak gëzim për djalin e tij që vuan nga leuçemia.

Aiden, 14 vjeç, u diagnostikua me leuçemi akute limfocitare në fillim të pandemisë dhe për shkak të kufizimit të numrit të vizitorëve pranë tij qëndron vetëm e ëma, sipas Metro Online.

Në përpjekje për ta bërë të birin të lumtur, Chuck kërcen çdo javë para spitalit, ndërsa Aiden përkundër sëmundjes e shoqëron atë duke kërcyer nga dhoma e tij. Nëna e tij thotë se kjo është e vetmja mënyrë që të qëndrojnë afër njëri-tjetrit gjatë kësaj kohe të vështirë.

Pamjet janë shpërndarë nga Qendra spitalore e fëmijëve në Teksas, teksa shkruan:

“Për shkak të kufizimeve të vizitave, vetëm një prind ose kujdestar lejohet të hyjë në qendrën mjekësore për çdo pacient. Çdo të martë ndërsa nëna e Aiden bashkohet me të në klinikën për trajtimin e kancerit, ndërsa babai i tij, Chuck, qëndron jashtë dhe vallëzon për të ngritur humorin e Aiden.”

FOTO GALERI
2/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA