Gjykata britanike përmbys vendimin për floririn $1.8 mld të Venezuelës

05/10/2020 21:43

Beteja ligjore për kontrollin e flororit venezuelan prej më shumë se $1.8 miliardë të mbajtur nga Banka e Anglisë, është kthyer së fundmi në favor të qeverisë së Nicolás Maduro, pasi gjykata e apelit të Londrës përmbysi një vendim të mëparshëm që thoshte se Britania nuk e njihte atë si president të Venezuelës.

Gjykata pranoi apelin e Banco Central de Venezuela për të shfuqizuar vendimin e korrikut që bazohej në faktin se Britania njihte kryeopozitarin Juan Guaidó si “president të përkohshëm kushtetues të Venezuelës” prandaj floriri nuk mund t’i lëshohej bankës së Maduros.

Banka venezuelane paditi Bankën e Anglisë në maj për marrjen e kontrollit të floririt, teksa garantonte se paratë do të përdoreshin vetëm për të financuar reagimin e vendit kundër pandemisë së koronavirusit.

Banka e Anglisë, e cila pretendon se vepron në mënyrë të pavarur nga qeveria dhe ministria e jashtme, ka refuzuar lëshimin e floririt. Për këtë ajo citonte një vendim në fillim të vitit 2019 për t’u bashkuar me vendet e tjera që njohin Guaidó si udhëheqës, me argumentinim se zgjedhja e Maduro një vit më herët u bë me manipulim të zgjedhjeve.

Tashmë një riekzaminim i çështjes pritet të bëhet nga një gjykatë komerciale britanike.

Vendimi i sotëm ishte i nevojshëm per të përcaktuar nëse “(1) qeveria britanike njeh Guaidó si president i Venezuelës për të gjitha qëllimet dhe refuzimin e Maduro si president. Ose (2) nëse qeveria britanike njeh Guaidó si personin që duhet të jetë president i Venezuelës dhe Maduro si presidenti në post.”

Gjykata e apelit tha se qartësimet e mëtejshme duhet të jepen nga ministria e jashtme, dhe se është në dorë të kësaj të fundit të vendosë për procedimin.

Gjykata tha se nëse ministria e jashtme nuk jep qartësime, çështja do të vendoset nga gjykata komerciale, për faktin nëse qeveria e njeh Maduro si president ‘de facto’.

Britania ka marrdhënie të plota me qeverinë e Venezuelës dhe kjo sugjeron se qëndrimi britanik është në më të paktën, ‘ambivalent’.

Banka qendrore e Venezuelës ka thënë se shuma nga shitja e floririt do të transferohet te Fondi i Kombeve të Bashkuara për ndihmën humanitare, mjekësore dhe të pajisjeve për luftën kundër pandemisë së Covid-19. (Guardian)

FOTO GALERI
2/3
Gjykata pranoi apelin e Banco Central de Venezuela për të shfuqizuar vendimin e korrikut

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA