Zbulohet lista për 3 ndeshjet e Kombëtares me Armeninë, Kazakistanin dhe Lituaninë

03/10/2020 11:04

Trajneri i Kombëtares shqiptare Edoardo Reja publikoi listën e të grumbulluarve për  ndeshjen miqësore me Armeninë në 7 tetor dhe ato të Ligës së Kombeve me Kazakistanin dhe Lituaninë në 11 dhe 14 tetor.

Trajneri Reja ka lënë jashtë disa prej futbollistëve titullarë si Hysaj, Roshi,Cikalleshi, Balaj dhe sadiku, ndërkohë që ka grumbulluar disa lojtarë të rinj që do të bëjnë debutimin e tyre me fanellën kuqezi sic është marco Molla apo Jon Mersini. Po është janë thirrur për herë të parë në Kombëtaren A edhe Sherif Kallaku dhe  Albi Doka.

Në listën e të grumbulluarve është edhe Giacomo Vrioni dhe Myrto Uzuni ndërkohë që është kthyer edhe Taulant Seferi. TYrajneri Reja ka përfshirë në listë edhe Ermir Lenjanin e Florian kamberin që radhën e kaluar nuk mundën t’i bashkohen skuadrës kombëtare për shkak të masave anticovid të ndërmarra nga qeveria zvicerane.

Kombëtarja shqiptare do të  luajë fillimisht miqësoren me Armeninë në 7 tetor dhe më pas me Kazakistanin dhe Lituaninë, sfida këto që do të transmetohen në platformën Digitalb.

Top Channel