Po transportonin 12 emigrantë të paligjshëm/ Korçë, 4 të arrestuar dhe një i shpallur në kërkim

03/10/2020 14:22

Katër shtetas ranë në pranga në Korçë dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi po transportonin 12 emigrantë të paligjshëm.

Bëhet fjalë për A. J., 35 vjeç dhe M. J., 38 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, të cilët janë kapur në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “Audi” dhe “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po kështu N. T., 30 vjeç dhe B. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen” 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi J. T., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili pasi ka konstatuar se ishte vënë në ndjekje nga shërbimet e policisë, ka braktisur mjetin tip “Opel” në lagjen nr. 3, Pogradec, brenda të cilit u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA