Pas bojkotit të seancës së Komisionit të Ligjeve, deputeti Myslim Murrizi i ka mëshuar fort njërës nga kërkesave të opozitës jashtëparlamentare, hapjes së listave gjë që vazhdon të kundërshtohet nga mazhoranaca.
Ai madje ka ironizuar deputetin Damian Gjiknuri dduke i thënë se mos e anulon mbledhjen e Këshillit Politik prej ditës së pavarësisë së Kinës, më 1 tetor.
“Pas 19 marsit kanë kërkuar listat e hapura që qytetarët të dinë kë të zgjedhin. Ata e kanë deputetin e tyre që të sjellë propozimet për të realizuar proceduar. Opozita jashtëparlamentare e ka zgjedhur deputetin është Gjiknuri. Kam hall mos Gjiknuri e anulon prej festës kombëtare të Kinës mbledhjen e Këshillit Politik. Ne e kemi draftin tonë, do të luftojmë për listat e hapura që shqiptarët të zgjedhin deputetet e tyre. Shqiptarët i kanë parë këto muaj, ata kanë qenë të synetosur nga gjuha. Është si ajo fabula ‘memecit i erdhi goja’, cilido vjen me propozim. Mos të bëjnë garë se kush do t’i hapë më shumë. Është i mirëpritur çdokush së bashku me ne që të luftojmë për listat e hapura”, ka thënë Murrizi.
Top Channel