Dyshimet për ndikimet nga Turqia i shtoi edhe gjenerali në pension Cihat Yayci (Çihat Jajci) i cili fliste për një strategji për rikthimin e influencës së ish-perandorisë osmane në Ballkan. Mediat greke shkruanin në vitin 2018 se ndërhyrja e Erdogan anuloi vizitën e ish-kryeministrit Cipras në Shqipëri ku do finalizohej marrëveshja e re e detit.

Edi Rama-“Më vjen shumë keq që në mediat greke ka shumë llogje kazani. Janë dokrra, të padiskutueshme, e vërteta është që ne se kemi kryer takimin e parashikuar pasi nuk realizuam dot marrëveshjen”.


Kryeministri Rama ka mohuar ndërhyrjen turke, një shtet që në fakt ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Shqipërisë në rast të ndonjë agresioni nga fqinji ynë jugor. Disa zhvillime që përkojnë nuk duket të jenë rastësi. Në detin Egje, Turqia dhe Greqia janë në prag lufte. Në Tiranë, po vlon debati i kufijve. Nën këtë atmosferë, në 14 shtator Rama zhvilloi një takim në rezidencën e presidentit turk Recep Taip Erdogan që nuk lë rast pa e konsideruar mik të madh të shqiptarëve. Nuk dihet nëse konsumi i çajit kishte ndonjë simbolikë, por, 24 orë më pas Rama darkon me homologun grek Micotaqis.


Edi Rama-“Asnjë simbolikë sipas meje sepse, vizita në rezidencën e presidentit të Turqisë dhe mikut tim ka qenë e parashikuar prej kohësh, dhe ndërkohë ka koiçiduar me një vajtje në Athinë në panelin e ‘The Economist’, koinçidencë që dy takimet u bënë njëra pas tjetrës, por edhe koincidencë faltume në një sens pasi mu dha mundësia të adresoj dhe atë temë të nxehtë mes vendeve si mik i të dyja palëve.


Paskal Milo-“Diskutimi greko-turk është shumë i vjetër…dhe Shqipëria nuk ndikon dhe mirë është që të mos bëhet palë në grindjen greko-turke.


Edi Rama-“ Në asnjë rast presidenti Turqisë se ka hapur këtë diskutim me mua për të thënë gjësendi që lidhet me ndonjë interes, apo ndonjë interesim të Turqisë për qëndrimin që Shqipëria mban në këtë proces”.


Agim Nesho-“Shpërndarja gjeografike e ishujve të Greqisë në Egje është e tillë që e bën të pamundshëm 12 miljet, lundrimin ndërkombëtar të vendeve që lagen nga deti Egje. Në gjithë këtë gjen një moment oportun gjeopolitik dhe kërkon që në detin Jon, ku kryqëzohet kryesisht me Shqipërinë, të krijojë precedentin e ri të 12 miljeve”.


Kjo duket të jetë një tezë e pranueshme nëse i referohemi memorjes historike dhe institucionale të shtetit shqiptar. Është fakt që Shqipëria dhe Greqia e kanë një kufi detar. Për tu ndarë, mbetet vetëm shelfi kontinental dhe zona ekonomike ekskluzive.


Paskal Milo-“Shqipëria e ka patur një kufi detar me Greqinë që është vendosur në protokollin e Firences të vitit 1925. Nuk e kam kuptuar kurrë se kush e rinisi hapjen e diskutimit për kufirin detar të Shqipërisë, ka qenë e panevojshme”.


Ksenofon Krisafi-“Ne kemi dhe një fakt tjetër shumë interesant që tregon që ky lloj kufiri ka qenë vendosur. Janë dy akte të vitit 1958. U bënë 2 protokolle, një në Sarandë e tjetri në Korfuz, i pari tregoi çfarë do bëhej sa i përket minave mes ujrave të vendeve. Shoqërohej nga një shtojcë që përmbante me saktësi kordinatat, deri ku mendohej se ishin ujrat shqiptare dhe deri ku greket”.


Shikoni me vëmendje këtë hartë të Britanisë së Madhe të hartuar pas incidentit në kanalin e Korfuzit në vitin 1946. Vija me pika të ndërprera tregon pikërisht kufirin detar mes dy vendeve që njihej nga faktori ndërkombëtar.


Edi Rama-“Pa asnjë diskutim që ktu bëhet fjalë për shelfin, e kemi thënë disa here”.

 

Eskluzive Top Story/ Turqia pengoi marrëveshjen detare? Rama flet për çajin me mikun Erdogan dhe darkën me MicotaqisDyshimet për ndikimet nga Turqia i shtoi edhe gjenerali në pension Cihat Yayci (Çihat Jajci) i cili fliste për një strategji për rikthimin e influencës së ish-perandorisë osmane në Ballkan. Mediat greke shkruanin në vitin 2018 se ndërhyrja e Erdogan anuloi vizitën e ish-kryeministrit Cipras në Shqipëri ku do finalizohej marrëveshja e re e detit. Edi Rama-“Më vjen shumë keq që në mediat greke ka shumë llogje kazani. Janë dokrra, të padiskutueshme, e vërteta është që ne se kemi kryer takimin e parashikuar pasi nuk realizuam dot marrëveshjen”. Kryeministri Rama ka mohuar ndërhyrjen turke, një shtet që në fakt ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Shqipërisë në rast të ndonjë agresioni nga fqinji ynë jugor. Disa zhvillime që përkojnë nuk duket të jenë rastësi. Në detin Egje, Turqia dhe Greqia janë në prag lufte. Në Tiranë, po vlon debati i kufijve. Nën këtë atmosferë, në 14 shtator Rama zhvilloi një takim në rezidencën e presidentit turk Recep Taip Erdogan që nuk lë rast pa e konsideruar mik të madh të shqiptarëve. Nuk dihet nëse konsumi i çajit kishte ndonjë simbolikë, por, 24 orë më pas Rama darkon me homologun grek Micotaqis. Edi Rama-“Asnjë simbolikë sipas meje sepse, vizita në rezidencën e presidentit të Turqisë dhe mikut tim ka qenë e parashikuar prej kohësh, dhe ndërkohë ka koiçiduar me një vajtje në Athinë në panelin e ‘The Economist’, koinçidencë që dy takimet u bënë njëra pas tjetrës, por edhe koincidencë faltume në një sens pasi mu dha mundësia të adresoj dhe atë temë të nxehtë mes vendeve si mik i të dyja palëve.Paskal Milo-“Diskutimi greko-turk është shumë i vjetër…dhe Shqipëria nuk ndikon dhe mirë është që të mos bëhet palë në grindjen greko-turke. Edi Rama-“ Në asnjë rast presidenti Turqisë se ka hapur këtë diskutim me mua për të thënë gjësendi që lidhet me ndonjë interes, apo ndonjë interesim të Turqisë për qëndrimin që Shqipëria mban në këtë proces”.Agim Nesho-“Shpërndarja gjeografike e ishujve të Greqisë në Egje është e tillë që e bën të pamundshëm 12 miljet, lundrimin ndërkombëtar të vendeve që lagen nga deti Egje. Në gjithë këtë gjen një moment oportun gjeopolitik dhe kërkon që në detin Jon, ku kryqëzohet kryesisht me Shqipërinë, të krijojë precedentin e ri të 12 miljeve”.Kjo duket të jetë një tezë e pranueshme nëse i referohemi memorjes historike dhe institucionale të shtetit shqiptar. Është fakt që Shqipëria dhe Greqia e kanë një kufi detar. Për tu ndarë, mbetet vetëm shelfi kontinental dhe zona ekonomike ekskluzive.Paskal Milo-“Shqipëria e ka patur një kufi detar me Greqinë që është vendosur në protokollin e Firences të vitit 1925. Nuk e kam kuptuar kurrë se kush e rinisi hapjen e diskutimit për kufirin detar të Shqipërisë, ka qenë e panevojshme”.Ksenofon Krisafi-“Ne kemi dhe një fakt tjetër shumë interesant që tregon që ky lloj kufiri ka qenë vendosur. Janë dy akte të vitit 1958. U bënë 2 protokolle, një në Sarandë e tjetri në Korfuz, i pari tregoi çfarë do bëhej sa i përket minave mes ujrave të vendeve. Shoqërohej nga një shtojcë që përmbante me saktësi kordinatat, deri ku mendohej se ishin ujrat shqiptare dhe deri ku greket”.Shikoni me vëmendje këtë hartë të Britanisë së Madhe të hartuar pas incidentit në kanalin e Korfuzit në vitin 1946. Vija me pika të ndërprera tregon pikërisht kufirin detar mes dy vendeve që njihej nga faktori ndërkombëtar. Edi Rama-“Pa asnjë diskutim që ktu bëhet fjalë për shelfin, e kemi thënë disa here”.

Publiée par Andi Malasi sur Mardi 29 septembre 2020

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA