Masakër në një shkollë në Kanada, 10 të vdekur dhe 25 të plagosur. Autori dyshohet se është vetëvrarë
Një punonjës dyqani kebapi në Turqi është dënuar sot me 24 vjet burgim për vrasjen e të bijës me thikë dhe copëtimin e trupit të saj.
Hasan Uslu mbyti kërcimtaren 32-vjeçare Didem Uslu dhe më pas futi në ngrirëse copat e trupit të saj, sepse ‘erdhi në shtëpi e pirë.’
Vrasja makabre ka ndodhur në qytezën Kesan në provincën veri-perëndimore turke Edirne.
Uslu tha në gjykatë se ishte faji i bijës së tij, pasi kishte ofenduar të ëmën dhe kishte debatuar me të atin, i cili i kishte urdhëruar të tregojë respekt.
Kur ajo kishte ngritur përsëri zërin ai kishte humbur arsyen dhe e kishte mbytur.
Kuzhinieri i kebapëve ishte arrestuar pasi krahu i vajzës ishte gjetur i mbështjellë me gazetë në një zonë pyjore lokale nga një njeri që po mblidhte boçe pishash më 9 janar.
Policia zbuloi nga shenjat e gishtërinjve se trupi ishte i Didem Uslu.
Hetimet e mëtejshme zbuluan se i ati ishte fshehur aty trupin e të ndjerës copë pas cope.
Uslu mori pjesë në seancë gjyqësore me lidhje video, ndërsa gruaja e tij e akuzuar se nuk raportoi për krimin, nuk ishte prezente.
Babai kërkoi të lirohej nga burgu sepse trembet mos infektohet me Covid-19 në burg, duke argumentuar se mosha dhe gjendja e keqe shëndetësore e bëjnë person të rrezikuar.
Por gjykata vendosi se Uslu kishte vrarë me dashje vajzën e tij dhe e dënoi me 24 vjet burg.
Uslu pretendon se Didem kishte ofenduar atë dhe gruan e tij natën e 14 dhjetorit 2018, sipas mediave turke.
Nëna e Didem, Sati Uslu dhe motra më e vogël Ozlem gjithashtu u ndaluan nga policia gjatë hetimeve për krimin e tmerrshëm në Kesan. Ozlem tashmë është liruar.
Top Channel