Çmimi i Madh i Gjermanisë duket se merr një vlerë të dyfishtë për Lewis Hamilton.
Britaniku, në pistën e Nurburgringut do të tentojë të barazojë rekordin e 91 fitoreve të Michael Schumacher si dhe sipas medias angleze do të firmosë edhe kontratën e re me Mercedes
Sipas tabloidit ‘Daily Mail’, Hamilton do të firmosë me skuderinë gjermane deri në vitin 2023 pikërisht në fundjavën e Nurburgringut. por ky tabloid shkon edhe më tej teksa zbulon pagën e Hamilton në këtë kontratë të re; 44 milionë në vit, një shifër që përkon me numrin që britaniku mban në makinën e tij
Ndërkaq, lideri i Botërorit të Formula 1 që në shtator pati ulje ngritet e tij duhet të mendojë që të gjejë një mënyrë për t’u kthyer te fitoret me Mercedes me skuderinë që në të njëjtën kohë është në pritje edhe të lëvizjes që do të bëjë Toto Ëolff përsa i përket të ardhmes së tij, duke qenë se posti i Shefit ekzekutiv të Formula 1 Group u zu nga Stefano Domenicali.
Top Channel