Prostituta transgjinore Tamara, kishte bërë kirurgji plastike në gjoksin e saj, të cilat u përdoren nga hetuesit në Rusi për identifikimin e klientit të fundit para vdekjes.
Policia thotë se vrasja mund të zbardhet nga numri i serisë së implanteve në gjoksin e viktimës.
23 vjeçarja, e lindur me emrin Dzamshud Khatamzhonov u gjet e pajetë nga një pushues 17-vjeçar që po notonte në lumë.
Policia tha se trupi i gjetur dukej se ishte mashkull, por kishte gjithashtu gjoks femre.
Autorët gjurmuan numrin e serisë së implanteve duke zbuluar se ato vinin nga Dublini në Irlandë.
Tamara ishte me origjinë nga Uzbekistani dhe besohet se kishte bërë kirurgjinë estetike në Rusi.
Policia zbuloi më tej nga miqtë e viktimës se klienti i saj i fundit ishte Yury Yanovsky, 52 vjeç.
Ajo ishte takuar me të në një hotel në fillim të vitit para se të zhdukej. Aktori u mor në pyetje nga policia dhe pranoi se ishte takuar disa herë me Tamara.
Policia tha më tej se aktori kishte pranuar se kishte vrarë prostitutën me thikë dhe më pas kishte copëtuar trupin e saj para se ta hidhte në lumin Mga.
Nëse shpallet fajtor për vrasje Yanovsky mund të dënohet me 15 vjet burg.
Top Channel