71-vjeçari Lefter Zhidru është vrarë nga policia. Pas 5 orësh rezistencë duke mos iu bindur thirrjeve të vazhdueshme të policisë për dorëzim ai është vrarë pas përplasjeve me armë.
Pak para se të vritej ai kishte nisur të qëllonte mbi forcat RENEA, dhe nuk i bindej thirrjeve për dorëzim, duke qëlluar në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa në fund policia arriti të hapte derën me shpërthim.
Forcat RENEA e vranë 71 vjeçarin Lefter Zhidri sepse ai qëlloi për të vrarë policët. Plumbat e kallashnikovit goditen mburojën antiplumb të policisë që u afrua, siç duket nga fotoja më poshtë. Pasi plumbat goditën policët u dha urdhri për ta ekzekutuar 71-vjeçarin.
Raportohet se edhe pse i plagosur, Zhidri vijonte të qëllonte mbi forcat e policisë.
Ndërkohë Grupi Hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ndodhet në vendngjarje dhe në banesën e 71-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.
Kujtojmë se ngjarja ka nisur rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, ku shtetasja F. Zh., ka pasur një konflikt me bashkëshortin e saj, Lefter Zhidri, 71- vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijonte të qëllonte me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.
Nga ngjarja më herët mbetën të plagosur dy të rinj, kalimtarë të rastit, jashtë rrezikut për jetën.
Banesa nga e cila qëllonte Zhidri, i cili mësohet se kishte probleme të shëndetit mendor ishte rrethuar dhe Policia për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.
Siç vihet ra nga fotot qe Top Channel ka siguruar rreth banesës ishin vendosur dy snajperisët si dhe mbërriti në vend ngjarje zjarrfikësja për të ndërhyrë nga ballkoni.
Dy snajperistat ishin vendosur njëri në majën e një pallati, ndërsa tjetri në ballkonin e një apartamenti.
Ndërkohë në vendngjarje mbërritën drejtues të strukturave të larta të policisë si Tonin Vocaj, Arben Dashi drejtor i drejtorisë kundër krimeve ndaj personit si Ardi Veliu, i cili i bëri thirrje 71-vjeçarit që të dorëzohej.
E gjithë ngjarja ka nisur pasi 71-vjeçari ka pasur një konflikt me bashkëshorten e cila duke parë rëndimin e situatës njoftoi policinë ndërsa vetë mundi të largohet nga banesa.
Që prej orës 13:00 e deri më tani policia ishte në negociata me 71-vjeçarin Zhidri që përfundoi me vdekjen e tij.
Top Channel