Video/ Klientja thyen dy rafte me shishe vere kur i kërkohet të ndjekë udhëzimet e dyqanit për koronavirusin

23/09/2020 16:14

Ky është momenti dramatik kur një blerëse e dyqaneve të pijeve alkoolike Co-op në Britani tërbohet dhe nis të thyejë të gjitha shishet e verës që gjen përpara kur i kërkohet të zbatojë rregullat e distancimit social.

Në pamje shihet gruaja qe ulëret teksa rrëzon shishet e verës nga raftet kur stafi i kërkon të ndjekë kalimet në një drejtim për klientët, të caktuara nga dyqani për ruajtjen e distancës.

Blerësja e zemëruar më pas largohet nga dyqani duke lënë pas një pellg gjigand vere në dysheme.

Ngjarja e papëlqyeshme e regjistruar në kamerat e sigurisë ka ndodhur në maj ne Surrey.

Një anëtare e stafit të dyqanit tha: Ajo u zemërua shumë e nisi të na bërtiste mua e kolegëve të mi që u shërbenim klinetëve nga prapa ekranit mbrojtës. Ajo hyri me forcë brenda kasës duke prishur ekranin mbrojtës dhe më pas shkoi te shishet e verës duke i përplasur përtokë”.

Pas episodit Shoqata Britanike e Shitësve me pakicë i dërgoi një letër Boris Johnson duke kërkuar mbrojtje nga dhuna e klientëve.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel