Denaj në “Open”: Buxhet i brishtë! Kadia: Mjekut çoja pagën edhe 1200 euro, përsëri do shkojë në Gjermani

23/09/2020 21:47

Ministrja e ekonomisë, Anila Denaj në emisionin “Open”gjatë mbrëmjes së sotme tha se vendi ynë ka një buxhet të brishtë në këtë periudhë.

“Është buxheti i brishtë për të shkuar tek shëndetësia. 8 vite po flasim për 300 qendra shëndetësore, numri i mjekëve është 18 mijë tashmë”, tha Denaj.

Ndërsa  gazetari Besart Kadia i është kundërvënë ministres se politikat  e qeverisë  për shëndetësinë nuk kanë qenë të plota, sipas tij edhe nëse rriten pagat, përsëri mjekët do të shkojnë në Gjermani sepse kushtet do të jetë të njëjta.

“Politikat e kësaj qeverie për shëndetësinë nuk kanë qenë të plota. Mjekut mund t’i vësh pagë edhe 1200 euro por do të shkojë përsëri në Gjermani. Ka pasur kaos! Në të gjitha sigurimet shëndetësore është minus. Debat nuk është a do rriten pagat, e gjithë infrastruktura do mbetet e njëjtë, sepse nuk do të ketë buxhet”, tha Kadia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA