Fotot/ 20 mijë flamuj amerikanë në ‘National Mall’ në kujtim të të vdekurve nga COVID-19 në SHBA

22/09/2020 19:33

Numri i të vdekurve më SHBA tani është mbi 200 mijë, më e larta e regjistruar në botë, ndërsa të infektuar ka 6,861,211 persona në total.

Përmes llogaritjeve është dalë në përfundim se SHBA ka rreth 62 vdekje për 100 mijë banorë, duke e bërë atë vendin e  11-të me numrin më të lartë të viktimave.

Aktivistët e “Projektit Përkujtimor COVID” në ditën që SHBA-ja preku shifrën alaramante të 200,000 vdekjeve nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, vendosën 20,000 flamuj amerikanë në lëndinën e “National Mall” në Uashington për të kujtuar secilin prej tyre.

Flamujt do të qëndrojnë deri në perëndimin e diellit të ditës së nesërme, 23 shtator.

Kryetarja e Dhomës në Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi tha se ky instalacion na kujton numrin e jetëve të humbura, duke u bërë thirrje amerikanëve t’i kushtojnë vëmendje shkencës në luftën kundër koronavirusit, gjatë një fjalimi në memorial.

FOTO GALERI
2/22

Top Channel