‘E rimora flamurin…’ Sprapsi grupin anti-shqiptar, reagon Adnani: Ja pse u ktheva…e kisha ndarë mendjen

22/09/2020 13:44

Adnan Abdulla është motoristi më i famshëm i momentit. Kjo për shkak zemrës prej ‘luani’ të tij ku disa ditë më parë u  përball me një grup tifozësh maqedonas të cilët bënin thirrje anti-shqiptare.

Adnani ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Shqipëria Live’ ku ka rrëfyer gjithçka.

Ai ka thënë se u ndie i fyer dhe i provokuar nga këto thirrje, por ajo që e kishte bërë të kthehej në mes të rrugës është një skenë e paprecedentë e këtyre tifozëve.

Adnani shpjegon se grupi që bënte thirrje anti-shqiptare i kishte marrë flamurin një vajze të vogël dhe pikërisht ky gjest kishte bërë që ai të kthehej.

Më tej ai ka shtuar se kishte edhe djalin e tij me vete të cilin e kishte lënë në një makinë dhe më pas ishte kthyer të ‘sqarohej’ me grupin racist.

“Isha në mes të kolonës, e kisha edhe djalin pas kolonës. Ata na provokuan. u thash ju lu8tem kini kujdes, kena dasme mos e prishnin rendin. Ata mu kthyen me gjuhë të rëndë. Un ju lute edhe njëherë të kenë kujdes. Por ata nuk u ndaluan.”

“Ata e panë kolonën me flamuj shqiptarë dhe bënë thirrjet raciste”

“Shqiptar i mirë shqiptarë i vdekur e kanë si paradë të vetëm këtë urrejtje. Nuk duan t’ja dinë me kë luajnë. Edhe pse i kanë 5 6 shqiptarë që luajnë në klubin e tyre. Se mund a them që ka thirrje komuniste madje se organet nuk po marrin shtete. Ja shyqyr zotit nuk ndodhi më e keqja. me parollën e tyre. Nuk patën asnjë ndjenjë respekti ndaj dasmës. Shyqyr nuk eskaloj situata.”

“Ishin momente më të këqija. Te ketë gra të ketë fëmijë dhe dikush të të sulmojmë dhe të të ofendojë maksimalisht. Nuk dul situata jashtë kontrolli fatmirësisht. Se do ishte dasma me e gjakosur. Kishim ndërmend ti ndalojmë o me të mirë o me të keq. Aty dikush doli baba, dikush doli djali nga makina për ti ndaluar. E kisha djalin e zbrita djalin dhe e hipa në një makinë dhe u ktheva ti largojë. Ndoshta e kanë incizuar kamerat një fëmijë te vogël i kanë marrë flamurin. Prandaj u ktheva. Dhe flamurin ua mora prapë e kanë kapur kamerat e sigurisë.”

“Kur u ktheva ata e panë  që u kthyem ku ta dali të dali. Se sulmin na e bënë të keq. Kanë qenë mbi 50 veta apo 100 veta. Shyqyr zotit nuk ndodhi më e keqja. Lus organet që të marrin masat. Nuk janë maqedonas. Se maqedonas me kanë thënë që janë krenar që më kanë shok. Ata nuk janë miqësor.  E kanë si parullë. Kanë bërë shumë dëme edhe më herët. Nuk patën guximin me e bë. Se e panë se nuk kishin rrugëdalje.” ka thënë Adnani.

FOTO GALERI
4/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA