28/12 11:08
Takimi i Fjorelës dhe Marisit, u komentua shumë në studion e “PërPuthen”.
Djemtë nisën “sulmet” ndaj Marisit sa i takon takimit të tij dhe bukuroshes brune. Teksa ishte duke folur mbi takimin, Marisi shpesh ndërpritej nga djemtë. I nervozuar, ai zgjodhi që t’i drejtohej atyre me fjalët, “hienat do të flasin gjithmonë”.
Këto deklarata, nuk u pritën mirë nga Fatjoni dhe Renato, të cilët i kërkuan Marisit që t’i kërkonte falje. Falja erdhi, ndonëse me pak vonesë, por sjellja e treguar nga Marisi u “përshëndet” nga djemtë, të cilët i dhuruan një përqafim që nënkupton paqen mes tyre.
“Kërkoj ndjesë, por të gjithë komentet që thash. U preka nga deklarata e tyre, por sinqerisht kërkoj falje”, u shpreh Marisi.
Top Channel