Suedezi Alve Henrikson udhëtimin e tij nëpër botë me një mjet të quajtur velomobile po e vijon edhe në Shqipëri.

Për çdo vend që ka vizituar ai ka vendosur flamurin përkatës.

Pandemia nuk ia ndaloi dëshirën për të udhëtuar me mjetin e tij ekologjik.

Adhurues i natyrës dhe mbrojtjes së mjedisit suedezi ka zgjedhur këtë  biçikletë me katër rrota e cila nuk ndot mjedisin pasi mund të pedalohet ose ndihmohet nga një motor elektrik i cili karikohet nga energjia diellore.

I impresonuar nga bukuria e Shqipërisë ai ka një mesazh për të mbajtur pastër mjedisin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA