Me filxhanin e kafes në dorë/ Top Channel siguron pamjet para dhe pas vrasjes së vëllait të Talo Çelës në Bradashesh

18/09/2020 13:56

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar fotot e momentin të vrasjes së vëllai të Talo Çelës, Bujar Çela, teksa pinte kafe në një lokal në Bradashesh.

Në këto foto shikohet se Bujar Çela është nën shoqërinë e një personi tjetër duke pirë kafen në një tavolinë jashtë lokalit.  Vetëm pak çaste më pas ai shihet i vdekur në tokë. Dy autorët që kanë kryer këtë vrasje dyshohet se i janë afruar shumë pranë Bujar Çelës, pasi plumbat kanë kapur vetëm atë, duke e lënë të vdekur në vend dhe jo personin tjetër i cili ndodhej në tavolinë.

Kujtojmë se vrasja ndodhi rreth orës 05:45, ndërsa vetëm pak minuta më pas u gjet një makinë e djegur që besohet të jetë e autorëve të krimit.

Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në Rinas në 9 prill 2019. Viktima nuk njihej si person problematik dhe besohet se ekzekutimi i tij ka ardhur nga rekordet kriminale që kishte i vëllai.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel