KQZ-ja e Re/ Ish-kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi kërkon të rikthehet, ja kush janë kandidatët e tjerë

18/09/2020 18:56

U mbyllën sot aplikimet për vendet vakante për KQZ-në e re.

Deri para pak ditësh Kuvendi Shqipërisë që hapi këtë proces shpresonte që numri i aplikantëve të rritej deri më 18 Shtator, sot, si afati i fundit për dorëzimin e dosjeve.

Dhe listës i janë shtuar mjaft emra të rinj dhe të vjetër, si për shembull Ilirjan Celibashi (ish-kreu i KQZ), Ilir Rusmajli, Bledar Skenderi dhe Lefterie Lleshi.

Ndër emrat surprizë që kandidojnë, siç Top Channel ka raportuar më herët është ai i ish kryeprokurorit të përgjithshëm Theodhori Sallaku.

Tashmë pritet që deri në 2 tetor, kandidaturat të seleksionohen në Kuvend nga një komision i posaçëm ku merr pjesë dhe Oerd Bylykbashi si përfaqësues i posaçëm i opozitës jashtëparlamentare. Më pas emrat e kualifikuar do të hidhen në votim në Kuvend.

Lista e plotë

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA