Fotot/ Ambasadorja e SHBA-së sjell momente nga vizita e saj në Sarandë: Një ambient më i pastër e bën qytetin më tërheqës

18/09/2020 14:30

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim gjatë vizitës së saj në Sarandaë ka zhilluar shumë aktivitete, ndërsa u takua me aktivistë dhe qytetarë.

Faqja zyrtare e  ambasadës së SHBA-së ka publikuar disa nga fotot e Kim, ku duket shumë ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shikojmë. Ajo vizitoi shtëpinë e fëmijës “Vangjel Pulla”, “Manastirin e Dyzetë Shenjtorëve” dhe u bashkua me “Nismën e Luleve” në pastrimin e plazhit.

“Dje Ambasadorja Kim mbylli vizitën e saj në Sarandë, ku u takua me aktivistë dhe qytetarë. Ndër të tjera, ambasadorja vizitoi Shtëpinë e Fëmijës “Vangjel Pulla”, Manastirin e Dyzetë Shenjtorëve dhe u bashkua me Nisma e Luleve në pastrimin e plazhit. U shpreh e lumtur që shqiptarë të profesioneve e prejardhjeve të ndryshme punojnë bashkë duke ndërmarrë veprime konkrete të aktivizmit qytetar, duke dhënë një mësim të rëndësishëm demokracie dhe dinjiteti, gjithashtu me vlerë për biznesin e turizmin, duke qenë se një ambient më i pastër e bën qytetin më tërheqës”, shkruan Kim.

 

FOTO GALERI
2/10

Top Channel