45 orë me vrap Prishtinë – Tiranë, Fikreti: Humba ndjenjat dy herë!

18/09/2020 18:32

tleti nga Kosova, Fikret Shatri, ndërmori një nga sfidat më të vështira në jetë, të përshkonte me vrap rrugëtimin nga Prishtina deri në Tiranë.

Ai e bëri nisjen më 2 korrik në Sheshin “Skëndërbej” në Prishtinë dhe mbërriti më pas në Sheshin “Skënderbej” të Tiranës 45 orë më pas, kur i kishte përshkruar me këmbë plot 257 kilometra. Shatri ishte i ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5” dhe aty rrëfeu se rrugëtimi nuk ishte aspak i lehtë.

Gjatë ecjes dy herë kishte humbur vetëdijen dhe kishte rrezikuar të pësonte atak kardiak.

“Më ka ndodh dy herë që të humb vetëdijen, pa mbërrit në Milot dhe aty jam rrëzuar në asfalt, sepse kisha dhe një sëmundje. Pa mbërritur në Prizren deri në Kalimash kam pasur diarre të vazhdueshme. Mjeku më tha që ta ndërprisja ecjen sepse mund të pësoja atak kardiak, por nuk e bëra”, u shpreh atleti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA