Një automjet është djegur tërësisht mbrëmjen e së enjtes në qendër të Athinës.

Sipas zjarrfikësve grekë, dyshohet se automjeti me targa belge që ndodhej i parkuar në rrugën Satomvriandu pranë Omonias, është djegur qëllimisht prej personave të pa njohur,të cilët hodhën benzinë dhe në vazhdim i vunë flakën automjetit,i cili ka qënë i parkuar jashtë një godine të braktisur.

Flakët e zjarrit rrezikuan edhe godinën pranë,por falë ndërhyrjes së zjarrëfikësve u bë e mundur shpëtimi i godinës .

Zjarri shkaktoi panik ndër qytetarët por për fat nuk pati viktima ose të lënduar.

Autoritet pritet të hapin një hetim lidhur me ngjarjen.

Top Channel