
19/08 22:46
Top Channel mëson se autoritet greke kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë në kuadër të operacionit të Europol që solli në sekuestrimin e sasive të mëdha të kokainës në më shumë se 10 vende të botës.
Sipas burimeve policore greke dy shtetasve të arrestuar në Athinë, iu gjetën prova që i lidhin me anëtarët e tjerë të organizatës,tashmë të arrestuar.
Bëhet fjalë për Ilir Koli Tiko i datëlindjes 10-09- 1983 dhe një tjetër shtetas shqiptar,i cili rezulton me tre emra në sistemin grek të drejtësisë.
Alban, Emiljano,ose Mariglen dhe me tre mbiemra: Mehmetaj ,Sinani dhe Kamenica,i datëlindjes 18-6-1983.
Të dy të arrestuarit mbahen në drejtorinë e policisë së Atikës,dhe pritet të ekstradohen drejtë Italisë.
Top Channel