Ilustrim

Këshilli Politik do të mblidhet nesër në orën 12:00. Takimi që ishte parashikuar në orën 10:00, do të shtyhet me dy orë pasi opozita jashtëparlamentare kërkoi shtyrjen e saj.

“Ne mbledhjen e fundit te Keshillit politik nuk pati asnje dakordesi per te zhvilluar mbledhje diten e premte. Ju gjithashtu refuzuat kerkesen tone per mbledhje te Keshillit Politik diten e merkure. Kjo logjike e funksionimit te njeanshem eshte krejt e kundert me menyren e ndertimit dhe funksionimit te Keshillit Politik, ku qofte ditet e mbledhjeve ashtu edhe rendi i dites jane dakordesuar konsensualisht me pare.

Megjithate duke e konsideruar kete si nje veprim te gabuar tuajin por qe nuk do perseritet më, konfirmojme pjesmarrjen tone dhe propozojme qe mbledhja te zhvillohet ne oren 12.00”, thuhet në deklaratën e opozitës.

Top Channel