Rudina Hajdari tha në Open e sigurt se kryeministri Edi Rama nuk do e marrë një mandat të tretë.

E megjithatë ajo tha se problemi i vërtetë është se kush do vijë pas tij, duke i mëshuar faktit, se ai që e pason duhet të jetë ndryshe nga ai.

“Rama dha ça kishte për të dhënë, por dhe mori më shumë se çfarë dha, Shqipëria tashmë nuk ka progres kjo është e dukshme.

Nuk do e marri një mandat të tretë, në dy mandate të tij ka pasur regres vendi. Sot kemi shumë gjëra që nuk shkojnë në vend. Por çështja e vërtet është se kush do vijë. A do jetë si ai, që më shumë merr se sa jep.

Dilema, kushdo që të vijë pas tij, duhet të mos jetë si ai, se tani se kush do vijë atë e kanë në dorë shqiptarët”, tha ajo.

Top Channel