Zbulohet në Arktik kufoma e paprekur 40,000 vjeçare e ariut të Epokës së Akullt

16/09/2020 21:37

Barinjtë e drerëve në Arktikun rus kanë zbuluar një kufomë të ruajtur në mënyrë të përkryer të një ariu shpelash të Epokës së Akullt.

Zbulimi i dalë prej shkrirjes së akullnajave u bë në ishullin Bolshoy Lyakhovsky në veriperëndim të Rusisë dhe kishte të paprekura dhëmbët, hundën e lëkurën.

Analizat paraprake tregonin se ariu adult kishte jetuar në një epokë diku mes 22,000 deri në 39,500 vjet më parë.

Temperaturat e ashpra në rajonet veriore ruse kanë sjellë shpesh në ditë ekzemplarë të ruajtur mirë të specieve të lashta.

Shkëncëtarët kanë zbuluar gjithashtu kufomën e një këlyshi ariu shpellash në tokën kontinentale të Jakutisë nga i cili morën mostra ADN-je për të hetuar origjinën e tij.

Aru i shpellës (Ursus spelaeus) është një specie prehistorike që jetonte në Eurazi gjatë epokës së mesme dhe të vonshme Pleistocene, dhe është zhdukur rreth 15,000 vjet më parë.

Shkencëtarët e universitetit federal të Jakutsk, qendra kryesore e studimit të mamuthëve leshtore, e ngriti lart zbulimit si “gur i rëndësishëm kilometrik”.

Studiusja Lena Grigorieva tha se kjo është mostra e parë e plotë e një ariu shpelle me inde të buta.

“Është i ruajtur plotësisht, me të gjitha organet në vend, madje edhe hundën. Kjo është me rëndësi të madhe për të gjithë botën”.

Vitet e fundit janë parë zbulime madhore të mamuthëve, rinocerontëve leshtorë, kuajve të epokës së akullt apo dhe luanë shpellash që kanë dalë në dritë me shkrirjen e akullnajave në Siberi.

FOTO GALERI
3/4
Barinjtë e drerëve në Arktikun rus kanë zbuluar një kufomë të ruajtur në mënyrë të përkryer

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA