“Nuk kemi ndërmend të sulmojmë Europën”, Lavrov paralajmëron Bashkimin Europian: Nëse papritur tentojnë diçka ndaj do përgjigjemi ushtarakisht
Njëzetenëntë oficerë policie në Gjermani janë pezulluar për shpërndarje të fotove të liderit nazist Adolf Hitler apo të refugjatëve në dhoma gazi në celularët e tyre, raportojnë së fundmi autoritetet.
Shkëmbimet bëheshin në rrjete virtuale ‘chatroom’ të ekstremit të djathtë ku nga më të preferuarat ishin kryqet e thyera dhe simbole të tjera naziste, thanë zyrtarët në shtetin e Rhine-Westphalia.
Ministri i brendshëm i shtetit Herbert Reul tha se zhvillimi ishte “turp për policinë vendore”.
Hetimi vjen pas disa rasteve të ekstremizmit të djathtë mes shërbimeve gjermane të sigurisë.
Më shumë se 200 oficerë u përfshirën në aksionet në 34 stacione policie dhe shtëpi private, në lidhje me 11 të dyshuarit kryesorë, të cilët kishin shpërndarë më shumë se 100 imazhe neo-naziste në grupet e aplikacionit WhatsApp.
“Jam i turpëruar,” tha Frank Richter, kreu i policisë së Essen ku jetojnë shumica e të dyshuarve.
“Ekstremistët e djathtë dhe neo-Nazistët nuk kanë vend në policinë e Rhine-Westphalia apo në policinë gjermane,” tha ai.
Top Channel