Në Athinë kanë mbërritur kryeministrat e disa vendeve të rajonit për të marrë pjese në takimin e The Economist për të diskutuar çështjet rajonale, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama.

Top Channel sjell pamjet nga pritja e kryeministrit Edi Rama nga homologu grek Mitsotakis.

Nga pala greke në tavolinë është Eleni Surani, shefe e zyrës diplomatike e Mitsotakis, dhe ish ambasadore në Shqipëri, ministri i jashtëm Nikos Dentias dhe Mitsotakis.

Mediat greke njoftojnë se se dy kryeministrat Rama dhe Mitsotakis do të bisedojnë për detin.

Kjo vizitë e sotmja e Ramës ndërkohë vjen pasi në fundjave kryeministri takoi në Turqi presidentin Erdogan me të cilin zhvilloi një bisedë informale.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA