Grabitësi i Kim Kardashian: Postimet online të bizhuterive e bënë atë objektiv të thjeshtë

15/09/2020 20:33

Organizatori i grabitjes së armatosur të Kim Kardashian në Paris ka thënë se postimet e “yllit të rrjeteve sociale” i dhanë atyre të gjitha informacionet për kryerjen plaçkitjes 10 milionë dollarëshe.

Detajet e gabimeve trashanike të 39-vjeçares amerikane kanë dalë në dokumentet ligjore që po hartohen me grabitësit e kapur në Paris.

Kreu i tyre Aomar Ait Khedache, tha se Kardashian ishte një “objektiv i thjeshtë” pasi shpërndante detaje private të zotërimeve të saj luksoze, madje dhe vendndodhjen e tyre.

Këtu përfshihej dhe unaza e diamantit 20 karat, me vlere rreth 4 milionë dollarë që ka marrë nga bashkëshorti Kanye West.

Duke iu referuar Kardashian vetëm si “gruaja e reperit”, 64-vjeçari Ait Khedache tha se grabitja e tetorit 2016 ishte një “bonus nga interneti” falë postimeve të saj në Instagram.

“Bixhuteritë e saj shfaqeshin në internet, ajo nuk mban bixhuteri falco,” thotë Ait Khedache në dokumentet e hetuesisë, sipas të përditshmes franceze Les Echo.

Ait Khedache tha se ajo kishte postuar gjithashtu “kohën e ardhjes në France” dhe se “për të mësuar gjithçka mjafton të shohësh internetin”.

Grabitësi serial i dënuar më parë, po pret gjyqin bashkë me 10 anëtarë të tjerë të bandës së tij.

Me pseudonimin ‘Omar i Vjetri’, Ait Khedache ka pranuar përfshirjen e tij në grabitje por mohon të jetë kryetari i bandës.
Banda ishin veshur si oficerë policie dhe kërcënuan rojen e ndërtesës luksoze Hotel de Pourtalès.

Kardashian ishte vetëm në suitën e saj pasi bodyguard-i ishte duke shoqëruar motrat e saj Kourtney e Kendall Jenner, teksa dilnin në Champs-Elysées.
Kardashian ishte lidhur në banjën e dhomës teksa grabitësit zgjidhnin mes bizhuterive të saj të diamantit.

Mes zotërimeve personale më të cmuara ishin dy byrzylykë diamanti Cartier, një varëse qafe Jacob me diamantë, si dhe vëthë e varëse Loraine Schëarz.

Pamje të brabitësve janë publikuar më vonë, duke përfshirë dhe Ait Khedache që shihet te largohet nga vendngjarja me biçikletë.
Pas identifikimit në pamjet e kamerave, policia zbuloi se Khedache dilte nga një makinë ne sheshin Lazare natën e grabitjes, shoferi i të cilës ishte djali i tij, asokohe 29 vjeçari Harminy Ait Khedache.

I riu Khedache tashmë 33 vjeç është akuzuar si shoferi i bandës.
Ait Khedache i tha policisë se banda ka shkrirë shumicën e bizhuterive ndërsa unazën e fejesës së Kim Kardashian arriti ta shesë.

FOTO GALERI
1/9
Policia para hotelit te grabitjes

Top Channel