Utrecht rikthen kanalin historik të qytetit, pas kthimit në autostradë në 1970

14/09/2020 19:49

Holanda e konsideron rikthimin e kanalit historik ujor të Utrecht si korrektimin e një gabimi historik.

Më shumë se 40 vjet pasi disa pjesë të kanalit që rrethonte qytetin e vjetër, u betonizuan për t’u bërë autostradë, tashmë qyteti feston rikthimin e moçalit 900-vjeçar.

Duke tentuar të ndryshojë marrdhënien e qytetarëve të tij me makinat, Utrecht kërkon të rrethojë përsëri qendrën e tij me ujë dhe bimësi, dhe jo më me asfalt dhe tym marmitash.

Rihapja e kanalit Catharijnesingel ka tërhequr barka turistike e madje dhe disa notarë, teksa kryebashkiaku i zonës qendrore Hoog Catharijne, Eelco Eerenberg, ngriti lart përfundimin e disa dekada pune.

Planet për rikthimin e rrugës në kanalin e vjetër, ose Stadsbuitengracht, datojnë prej viteve 1990-të.

Rezidentët votuan gjithashtu në një referendum në vitin 2002 për “master plan-in” e qendrës së qytetit, sipas të cilit uji zëvendëson të gjitha rrugët.

Në 2017 qyteti hapi parkun më të madh të biçikletave në botë, me rreth 12,500 të tilla pranë stacionit kryesor hekurudhor të Utrecht.

Tashmë vija e re ujore rrjedh nën një qendër tergtare, për të lejuar që barkat të përshkojnë rrugën e plotë 6km rreth qendrës së qytetit.

“Trafiku është rritur shumë,” thotë René de Kam, kuratore e historisë urbane në muzeumin Centraal në Utrecht. “Kishte njëfarë unaze rreth qytetit dhe ata e asfaktuan për të zgjidhur problemin e trafikut, por kjo ishte e gabuar”.

FOTO GALERI
1/3
Kanali duke u betonizuar ne 1972

Top Channel