Pandemia me koronavirus në Kosovë shpërtheu në mesin e muajit mars dhe deri më tani ka marrë jetën e 600 personave, prej tyre katër vetëm në 24 orët e fundit.
Ndërkohë që numri total i rasteve pozitive është 14.692, prej tyre 11.585 të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.507.
Sipas të dhënave të faqes Worldometers, Shqipëria qëndron më mirë sesa Kosova, me 11.353 raste , prej tyre 6.569 të shëruar, 4.450 raste janë ende aktive dhe 334 pacientë kanë humbur jetën.
Ndër vendet e tjera të rajonit edhe Mali i Zi qëndron më mirë me 6.712 raste, prej tyre 4.507 janë të shëruar, 2.085 janë raste aktive dhe betejën me sëmundjen e kanë humbur 120 persona.
Më keq se Kosova qëndron Maqedonia Veriore me 15.827 raste, prej të cilëve 13.315 janë të shëruar, 1860 janë raste ende aktive dhe 652 persona kanë vdekur.
Serbia qëndron më së keqi me gjithsej 32.437 raste pozitive, prej tyre 31.285 të shëruar, 419 raste aktive dhe 733 vdekje, që po ashtu paraqet shifrën më të lartë të vdekjes në rajon.
Top Channel