Ilustrim

Zhvillime nga Këshilli Politik, ndërsa Rudina Hajdari ka dalë më herët nga mbledhja.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se palët nuk kanë gjetur dakortësinë mbi qëndrimet politike për sa i përket koalicioneve!

Gjiknuri i ka kërkuar Bylykbashit dhe Vasilit që të sjellin propozime për çështjen e pragut kombëtar zgjedhor, afateve të regjistrimit të listave unike nga aleancat zgjedhore dhe modalitetet e votës preferenciale për kandidatet në kushtet e listave të hapura por duke respektuar kuotën gjinore.

Ndërkohë burime për Top Channel thonë se opozita joparlamentare ka këmbëngulur tek kushtet e saj.

1.Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk përfshihet në asnjë proces që cënon Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe rihap diskutimet nga e para për çështje që janë dakordësuar mes palëve dhe që tashmë janë LIGJ.

2.Rikonfirmojmë se jemi dakord me hapjen 100 % të listave të kandidatëve dhe për këtë çështje jemi të gatshëm të vijojmë punën në Këshillin Politik, me përgjegjshmëri maksimale.

3. Hapja e listave nuk ka asnjë lidhje kushtetutese, ligjore apo praktike, me formulën ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe ndarjen e zonave zgjedhore.

4. Për Opozitën e Bashkuar rregullat e garës elektorale mes palëve nuk mund të ndryshohen 5 muaj përpara datës së regjistrimit në zgjedhje dhe qëndrueshmëria e ligjit është esenciale për cilësinë e zgjedhjeve, sipas standardeve të Komisionit të Venecias dhe të OSBE-ODIHR.

Top Channel