Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar nëpërmjet një statusi në profilin e tij zyrtar në “twitter” në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas  Sorecas, Gjykata Kushtetuese duhet të plotësohet sa më shpejt të jetë e mundur që ajo të fillojë punë sa më shpejt, pasi është edhe një nga kushtet e kërkuara nga BE-ja përpara se të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare.

Ambasadori i BE-së thekson se opinion i Komisionit të Venecias ia ofron të gjitha udhëzimet e nevojshme autoriteteve shqiptare për të plotesuar edhe vendet boshe.

Në fund Soreca shprehet se BE-ja vazhdon t’i  qëndrojë afër Shqipërisë.

Statusi i plotë i Soreca-s:

“Është e rëndësishme që të finalizohen emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Bashkimi Europian vazhdon të inkurajojë autoritetet shqiptare që të veprojnë pa ndalesë, me synimin për të rivendosur plotësisht në punë Gjykatën.

Ky është një nga kushtet e kërkuara nga Këshilli i Europës në 25 mars 2020 që duhet të plotësohet përpara se të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare.

Opinioni i Komisionit të Venecias i ofron të gjitha udhëzimet e nevojshme për të autoritetet shqiptare që të plotësojnë emërimet e papërfunduara. BE vazhdon t’i qëndrojë nga afër Shqipërisë”

 

Top Channel