Zjarri përfshin 20 hektarë ullishte në Karbunarë të Lushnjës, banorët shuajnë flakët me mjete rrethanore

11/09/2020 15:34

Nuk është e thënë që fermerët e Karbunarës të gjejnë qetësi nga zjarret.

Disa erëra të forta kanë mjaftuar që një zjarr i rastësishëm të djegë çka ka gjetur, duke dëmtuar mbi 20 hektarë ullishte, vreshtat e shkurre të egra.

Kurora e gjelbërt me ullinj që fermerët po përgatiteshin të vilnin, është djegur. Zjarrfikësit nuk mundën të vinin dot në kohë, e banorët me mjete rrethanore nuk kanë mundur të shpëtojnë dot asgjë.

Pasi janë djegur vreshta në grykën e kodrës, zjarri ka përfshirë edhe plantacione të tjera me ullinj. Dëmi llogaritet kolosal për fermerët që këtë sezon s’do të vjelin asgjë.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel