Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka kujtuar sulmin terrorist që ndodhi më 11 shtator 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Veseli shkruan se sulmi terrorist në Kullat Binjake në ShBA, ishte tejet i rëndë dhe me pasoja të mëdha për njerëzimin, derisa ka shtuar se në këtë ditë kujtohen mijëra viktima të pafajshme.

“Sulmi terrorist më 11 shtator 2001 në SHBA, ishte tejet i rëndë dhe me pasoja të mëdha për njerëzimin. Terrorizmi global po synonte të cenonte lirinë dhe sigurinë në shtetin që mbron dhe promovon botërisht këto vlera. Kjo ditë, është ditë e kujtimit për mijëra viktimat e pafajshme, ditë e solidaritetit me familjet që humbën më të dashurit e tyre në vendin mik, ShBA-në. Njëherësh është ditë e kujtimit të përkushtimit dhe heroizmit të qytetarëve që kjo tragjedi të ketë sa më pak pasoja”, shkruan Veseli.

Po ashtu ka shkruar Kosova do të gjendet gjithmonë pranë SHBA-së.

“Nga kjo datë, bota nuk mbeti më e njëjtë, ndërsa qytetarët dhe shteti ynë iu bashkuan me vendosmëri aleancës globale kundër terrorizmit. Kosova do të gjendet gjithmonë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zoti e bekoftë popullin e saj”, ka shkruar Veseli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA