Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, zonja Bettina Menne ka inkurajuar prindërit të cilët të hënën do të çojnë nxënësit në shkolla, por tanimë me kushte dhe rregulla të reja për shkak të riskut të Covid-19.
“Pavarësisht COVID-19 apo këtyre protokolleve dhe rregullave të reja në shkollë, as familjet dhe as fëmijët nuk kanë pse të ndjehen të tensionuar, por thjesht t’i respektojnë ato. Fëmijët tanë janë fëmijë të Dijes! Dhe ne duhet t’u mësojmë atyre Shkencën e Dashurisë, çdo ditë”, u shpreh Bettina Menne.
Organizata Botërore e Shëndetësisë nxit hapjen e shkollave dhe ka ofruar ekspertizë dhe protokolle të posaçme për të minimizuar riskun e infektimit të mësuesve dhe nxënësve në ambientet e shkollës. Menne shtoi:
“1. Gjëja më e rëndësishme është që udhëzimet dhe rregullat e Ministrive të Shëndetësisë dhe Arsimit të respektohen.
2. Duhet t’i informojmë fëmijët mbi çdo masë që kemi marrë. Fëmijët gëzojnë një mekanizëm të mrekullueshëm përshtatjeje, nëse ata e dinë çfarë duhet të bëjnë dhe cilat janë rregullat.
– Si të hyjnë e të dalin nga mjediset e shkollës
– Si të qëndrojnë dhe si do zhvillohet mësimi në klasë
– Çfarë u lejohet në lidhje me lëvizjen brenda shkollës
– Çfarë masash higjienike janë për t’u marrë
Drejtoresha e zyrës së OBSH-së në Tiranë u drejtohet prindërve pasi kanë rolin kryesor për të mbrojtur fëmijën e tyre dhe për të frenuar Covid-19 në shkolla.
Të plotësoni çdo ditë vetëdeklarimin elektronik për Kushtet Shëndetësore të Fëmijës, në mënyrë të përgjegjshme dhe duke vendosur numrin e telefonit të prindit;
Nëse ju duhet të flisni me një mësues, drejtori do të zbatojë një komunikim elektronik apo do mundësojë evente të programuara, takime ballë për ballë
Në rast se ju çoni fëmijën/fëmijët në shkollë, ju nuk mund të pranoheni brenda mjedisit shkollor pavarësisht cilësdo arsye
Bettina Menne e vlerëson pozitive situatën e Covid-19 në vendin tonë krahasuar me vendet e tjera pasi ka rënie të rasteve pozitive javën e fundit, nga 74 në 62 për 100 mijë banorë.
Top Channel