Në përvjetorin e 19 të sulmit terrorist në ShBA, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani sëbashku me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett kanë vendosur lule te pllaka përkujtimore e viktimave të 11 shtatorit. Nga aty u theksua partneriteti i ngushtë mes dy vendeve për të luftuar terrorizmin dhe fenomenet tjera negative. Ky bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së u tha se tejkalon politikën.

Kryeparlamentarja Osmani e shoqëruar edhe me dy nënkryetarët tjerë nga radhët e LVV-së dhe PDK-së, tha se Kosova si vendi më pro amerikan në botë gjithmonë do të qëndrojë pranë ShBA-së.

Osmani: Republika jonë dhe ShBA-të do të qëndrojnë bashkë në luftimin e terrorizmit

Populli i Kosovës si populli më pro amerikan në botë dhe Republika jonë si aleati kryesor i ShBA-së kanë qëndruar me popullin amerikan edhe atëherë, e qëndrojnë edhe sot në nderimin viktimave të këtij akti të shëmtuar terrorist. Do të qëndrojnë përgjithmonë bashkë me popullit amerikan në kërkim të drejtësisë për ata viktima të atij sulmi të tmerrshëm…konfirmojë edhe një herë në emër të Kuvendit të Kosovës se Republika jonë dhe ShBA-të do të qëndrojnë bashkë në luftimin e terrorizmit dhe gjitha fenomenet negative në raport me shoqëritë demokratike ”, tha ajo.

Ndërkaq, ambasadori Kosnett duke e vënë në pah partneritetin ves vendeve, tha se duhet sëbashku të ndërtojmë një të ardhme paqeje.

Kosnett: Partneriteti mes vendeve tona tejkalon politikën

Sot është një kujtim jo vetëm e ngjarjeve të tmerrshme të 11 shtatorit 2001, por e një partneriteti të ngushtë dhe të qëndrueshëm midis popullit të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës, dhe se ky partneritet tejkalon politikën. Për dy dekada populli i Kosovës dhe i Shteteve të Bashkuara kanë qëndruar së bashku për të luftuar terrorizmin në përpjekje për të ndërtuar një të ardhme paqeje, drejtësie dhe prosperiteti për popujt e vendeve tona dhe atyre fqinjë . Dhe është e rëndësishme që kur shënojmë një ditë si kjo ne kujtojmë sakrificat, kujtojmë humbjet gjithashtu kujtojmë edhe guximin e policisë, të zjarrfikësve, të të gjithë reaguesve të pare, durimin dhe qëndrueshmërinë e anëtarëve të familjes që mbijetuan nga ato ditë të tmerrshme dhe u kemi borxh të gjithë atyre ta kujtojmë të kaluarën për të luftuar për drejtësi por edhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, tha ai.

Në kuadër të këtij përvjetori edhe liderët tjerë institucional dhe politikë nderuan viktimat e 11 shtatorit në ShBA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA