Palestina regjistron numrin më të lartë ditor të infeksioneve nga COVID-19
10/09/2020 17:09
Palestina gjatë 24 orëve ka konfirmuar shtatë vdekje dhe 1 mijë infeksione të tjera nga koronavirusi, shifër më e lartë ditore e regjistruar që nga fillimi i pandemisë.
Gjatë ditës së fundit, koronavirusi mori gjashtë jetë njerëzish në Bregun Perëndimor dhe një në Rripin e Gazës.
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në vend u rrit në 224, ndërsa numri i infeksioneve në 37.214, përfshirë 25.483 të shëruar.
Top Channel