Këtë të martë është bërë përzgjedhja e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, ku janë vendosur 8 gjyqtarë.

Ata janë:

1. Sokol Ibi
2. Manjola Xhaxho
3. Edlira Petri
4. Emona Muci
5. Asim Vokshi
6. Gentian Medja
7. Esmeralda ceka
8. Alma Kolgjoka

Kushti që gjyqtarët duhet të plotësojnë për të qenë anëtar kolegji është kalimi i vettingut në të dyja shkallët, shkalla e parë KPK dhe atë të Kolegjit të Apelimit.

Deri më tani, kanë kaluar vettingun me vendim të formës së prerë 32 gjyqtarë. Nga këta, për efekt të ligjit dhjetë përjashtohen sepse janë gjyqtarë të GJKKO dhe nuk e lejon ligji, ndërsa gjashtë prej tyre janë gjyqtarë të KLGJ.

Përzgjedhja u bë me short, ku emrat e pretendentëve u futën në gogla. Gazetarja Anila Hoxha raporton se ishin 16 garues:

1. Manjola Xhaxho
2. Gentian Medja
3. Sokol Ibi
4. Klodiana Mema
5. Enton Dhimitri
6. Alma Kolgjoka
7. Emona Muci
8. Eriol Roshi
9. Ornela Naqellari
10. Esmeralda Ceka
11. Rexhep Bekteshi
12. Margarita Buhali
13. Ardian Dvorani
14. Asim Vokshi
15. Artur Kalaja
16. Edlira Petri

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA