Ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëherazi edhe përfaqësuesi i kësaj partie në tryezën e Këshillit Poltik, Oerd Bylykbashi ka qenë i ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel ku foli rreth zgjedhjeve të ardhshme.
Duke u ndalur tek kandidatura e kryeministrit Edi Rama, Bylykbashi tha se ai kthehet në qytetin e Durrësi për të mbledhur ushtrinë e shpartalluar të ish-kryebashkiakut socialist, Vangjush Dakos.
Më tej ai ka ftuar qytetarët në Durrës që t’i japin ‘kusurin’ Ramës në zgjedhjet e ardhshme.
“Edi Rama po vjen në Durrës. Durrsakët kanë mundësinë e jashtëzakonshëm për t’i dhënë kusurin Edi Ramës. Unë besoj që do jem në Durrës. Procesi është i lidhur me këtë. Duhet ti japin kusurin për 20 vite qeverisje vendore nga kryebashkiakët socialist në Durrës. Grabitje, katrahurë. U janë prishur shpitë dhe nuk kanë marrë gjë. Sot Edi Rama vjen për të fshehur Vangjush Dakon që ka një deklaratë të jashtëzakonshme për të. Kriminelët se ca kanë bërë.” tha Bylykbashi.
Top Channel