Venecia, Regata Storica mbahet pavarësisht pandemisë

07/09/2020 12:32

Në Venecia të Italisë, është mbajtur e famshmja Regata Storica, që tërhoqi me qindra njerëz ndërkohë që barkat lundronin përgjatë kanalit të madh.

“Është më pak e gëzueshme këtë vit”, thotë Marina, një banore e qytetit, duke shtuar sidoqoftë se, “është gjithsesi e bukur”.

Pjesëmarrësit dhe spektatorët ishin të shumtë por kujdesi i shtuar për shkak të pandemisë së koronavirurit, ishte i dukshëm. Edhe turistët e ardhur nga vende të tjera, e pëlqyen eventin, dhe u shprehën se ndiheshin të sigurt.

“Erdha këtë vit sepse prej kohësh doja të bëhesha pjesë e regata-s. Dhe zgjodha ta bëja tani sepse fatkeqësisht, për shkak të Covid-it, do të kishte më pak njerëz dhe dunë do ta shijoja më shumë”.

Kishte më pak barka se vitet e shkuara në këtë event, por sidoqoftë, gjithçka ishte e bukur për vizitorët.

Gara historike është një nga eventet kryesore të përvitshme në Venecia. Ky sport unik është praktikuar në lagunën veneciane prej mijëra vitesh dhe është i famshëm për paradën spektakolare që i paraprin garës.

Në të marrin pjesë barka tipike të stilit të shekullit 16, me gondolierët të veshur në kostumet e epokës. Gjithçka është një inskenim i paharrueshëm dhe thuajse real i të shkuarës historike të një prej republikave më të fuqishme dhe me më shumë ndikim të kohës, në Mesdhe.

 

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA