‘Duhet një ligj për Presidentin’, Rama: E nevojshme rritja e pagave për mjekët dhe mësuesit

07/09/2020 18:26

Kryeministri Edi Rama teksa mbante fjalën në foltoren e Kuvendit në nisjen e sesionit të ri parlamentar ka thënë se dy janë pikat kyçe që Kuvendi duhet të arrijë konsensus sa më shpejtë, hapja e listave dhe  përcaktimi në kodin zgjedhor të mekanizmit të koalicioneve parazgjedhore si një subjekt zgjedhor.

Më tej Rama ka thënë se Rekomandimet për Gjykatën Kushtetuese duhet bërë një draft për punën e arritur dhe se shpreson të mos krijohen më ngërçe absurde.

“Një tjetër aspekt i rëndësishëm është. Rekomandimet që lidhen me emërimin e Gjykatës kushtetuese. Duhet të bëjmë ne draft punë e bërë. Duhet një harmonizimi i plotë me partnerët që e ndjekin reformën në drejtësi dhe ti japim fund situatave dhe ngërçeve absurde të dëmshme që na u krijuan në të shkuarën.” tha Rama.

Kryeministri është ndalur edhe tek ligji për Presidentin duke thënë se ka ardhur koha që të bëhet një ligj i till që prej kohësh mungon.

“Është koha të shtyjmë përpara për draftin për Presidentin e Republikës. Është një draft i shfaqur dhe i zhdukur shumë herë. Ka ardhur koha që të ketë një ligj për presidentin e republikës. Nuk ka nevojë ti shpikim. Por mjafton ti marrim ti studiojmë dhe ti harmonizojmë për të pasur një ligj. Është i nevojshëm dhe i munguar. “ tha kryeministri.

Më tej Rama ka thënë se duhet të rriten pagat e mjekëve dhe mësuesve që në këtë periudhë janë më të rrezikuarit për shkak të pandemisë Covid-19.

“Pika tjetër e rëndësishme është projektbuxheti i ri. Që bëhet spekulative dhe jo realiste. Kam parasyshë edhe nevojën për pagat e mjekëve dhe mësuesve, mjekët sidomos që në këtë fazë kanë një rol ekstra për shkak të vështirësive plus që ka krijuar pandemia. Ne i kemi mundësit që të bëjmë një rritje pagash për mjekët si asnjë herë më parë në këtë 30 vjeçar. Duke shprehur një vlerësim legjitim për ta. Cuarje e fëmijëve në shkollë sigurisht që e rrit rrezikun.” tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA