Vetëm tre ditë pas barazimit zhgënjyes ndaj Bosnjës në “Artemio Franchi”, Italia u rikthye te fitorja dhe e bëri këtë në “Johan Cruijff Arena” përballë Holandës, ku triumfoi me rezultatin minimal 0-1.

Trajneri Roberto Mancini kishte bërë plot 7 ndryshime në formacion dhe të besuarit e tij nuk e zhgënjyen aspak, pasi dominuan lojën ndaj një kundërshtari shumë të fortë dhe arritën të marrin fitoren.

Goli që vendosi fatin e takimit u shënua nga mesfushori i Interit, Nicolo Barella, i cili fluturoi në zonë pas një krosimi të Immobiles dhe dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje mjaft të bukur me kokë.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Polonia përmbysi disavantazhin fillestar ndaj Bosnjës dhe arriti të marrë 3 pikët falë fitores 1-2, me golat e shënuar nag Glik dhe Grosicki.

Në sfidat e tjera të mbrëmjes, Norvegjia triumfoi me rezultatin e thellë 1-5 në transfertën ndaj Irlandës së Veriut, në një ndeshje ku Erling Haaland shënoi dy gola, ndërsa Rumania befasoi Austrinë në Vjenë, pasi fitoi 2-3.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA