Përfunduan ndeshjet e disa prej ndeshjeve të kësaj të shtune në Nations League.

Ajo që kishte interesin e tifozëve shqiptarë ishte pikërisht sfida mes San Marinos dhe Finlandës pasi këto dy skuadra janë në një grup me Kombëtaren Shqiptare në këtë kompeticion. Në sfidën e zhvilluar në San Marino, skuadra skandinave ra si një ortek mbi vendasit duke e mundur me rezultatin e thellë 7-0 duke paralajmëruar Kombëtaren shqiptare por edhe Bjellorusinë.

Për skuadrën skandinave protagonisti absolut u bë Joel Pohjan Palo autor i 3 prej golave të kësaj ndeshjeje me sulmuesin që fillimisht shënoi që në minutën e 5 dhe më pas në të 79 dhe 88, me golin e fundit me penallti. Nuk mbeti shumë pas as Leo Ëalta autor i një dygolëshi në minutat 50 dhe 55, ndërkohë që plotësuan listën e golashënuesve e plotësuan Adrian Svanback dhe Benjamin Kallman. San Marino për më tepër e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Golinucci në minutën e 51

REZULTATET

San Marino-Finlandë 0-7

Ishujt Faroe-Kazakistan 1-1

Bullgari-Luksemburg 1-2

Islandë-Estoni 1-1

Slloveni-Skoci 0-0(ndeshje e zhvilluar në orën 15:00)

Top Channel