Gjenden armë në burgun e Korfuzit/ Autoritet: Janë të kriminelit famëkeq shqiptarë, në gusht tentoi arratisjen

06/09/2020 13:53

GREQI- Autoritetet Greke kanë gjetur të fshehura në një korridor të burgut të sigurisë së lartë të Korfuzit, dy pistoleta dhe 4 krëhër të mbushura, me fishekë në grykë, të gatshme për tu përdorur.

Sipas policisë greke, armët u gjetën mbas informacioneve të marra në rrugë operative, se në burgun e Korfuzit gjendeshin armë.

Në zonë u dërguan forca speciale të anti-terrorit, të cilat mbas kërkimeve disa orëshe, gjetën armët, të cilat ishin të pajisura me silenciatorë.

Ndonëse ende nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, burime policore deklaruan se dyshohet që armët janë të një prej kriminelëve më të rrezikshëm shqiptarë që mbahet në burgjet greke, Ibrahim Ibrahimi.

Burimet policore thanë se Ibrahimaj kishte tentuar të arratisej nga burgu i Korfuzit në datën 7 gusht të këtij viti, por rojet mundën ta neutralizonin pak përpara se ai të kalonte murin rrethues me një shkallë. Madje, në tentative për tu arratisur, Ibrahimaj u përlesh me policinë, por ma mundur t’ja dalë.

42-vjeçari Ibrahim Ibrahimi njihet si ekzekutori i avokatit të njohur grek Mihalis Zafiropulos, një krim ky që tronditi vendin pak vite më parë.

Siç rezultoi në vazhdim, Ibrahimaj e kreu krimin në bashkëpunim me Arbër Bakon, një kriminel shqiptar i ekzekutuar në vazhdim në burgun e Koridhalosit prej Ibrahimajt, pasi ky i fundit besonte se Bako kishte deponuar në polici se ishte pikërisht Ibrahimaj që ekzekutoi avokatin e njohur grek, në këmbim të një shume prej 50.000 euro, shumë e cila nuk u mor kurrë prej ekzekutorëve të avokatit.

Prej hetimeve disa prej shqiptarëve të implikuar në organizatën e vrasësve me pagesë, treguan detaje lidhur me porositësit e një seri vrasjesh, kanosje dhe plagosje të ndodhura në Greqi në vitet 2010-2017.

Sipas tyre porositës të krimeve dhe kërcënimeve ishin avokatë të njohur në vend, biznesmenë deputete, gazetarë dhe drejtues të lartë të policisë greke, por në vazhdim, çështja u mbyll, mbas vrasjes ose deportimit në Shqipëri së disa kriminelëve dhe të dyshuarve shqiptarë të implikuar në këtë ngjarje.

FOTO GALERI
5/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA