Bashkëshortja e John Legend, Chrissy Teigen, ka pranuar pa asnjë kompleks se gjatë shtatzënisë së tretë po bën botoks.

Megjithatë arsyeja nuk është për qëllime bukurie, dhe këtë e ka shpjeguar vetë modelja 34 vjeçare në Twitter.

“Kam dhimbje koke shumë shumë të tmerrshme në shtatzëni. Mu desh të bëja botoks,” është shprehur ajo.

Ndërkohë kur një ndhjekës e ka pyetur se si e ndihmon botoksi me dhimbjen e kokës, Chrissy është përgjigjur: “Botoksi në nofull për përtypjen ishte e detyrueshme për dhimbjet e rregullta të kokës. Mund ta bëni dhe prapa vetullës nëse keni migrenë”.

Teigen dhe Legend e bënë të ditur lajmin e shtatzënisë së modeles përmes videoklipit të këngës së re të 41 vjeçarit, “Wild”, ku shfaqen së bashku me dy fëmijët e tyre Luna dhe Miles.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA