“Njerëz që hanë insekte, rrugë të mbushura me kufoma” / Armikja e Kim Jong-un zbulon tmerrin në vendin komunist

04/09/2020 11:41

Një armike e Koresë së Veriut, e cila u largua nga vendi kur ishte vetëm 13 vjeçe ka përshkuar tmerret që ka parë atje.

Yeonmi Park tha se i ftohti, errësira dhe uria ishin pjesë e jetës së përditshme në vendin komunist ku ajo u rrit. Ajo fajësoi ambiciet bërthamore të regjimit për shkatërrimin e ekonomisë së vendit.

Vajza ka treguar se njerëzit hanin insekte për të mbijetuar, ndërsa shumë herë ka parë trupa njerëzish të pajetë në rrugët e Koresë së Veriut.

Pasi ikën nga Koreja e Veriut dhe kaluan lumin Yalu në Kinë, Park dhe nëna e saj u trafikuan dhe u përdhunuan, para se të arratiseshin përsëri në Mongoli.

Tani 26 vjeçe, ajo i tha ‘New York Post’ se nuk kishte ‘miq, vetëm partnerë’ në Korenë e Veriut dhe se ndjenjat e dashurisë ishin të rezervuara për dinastinë Kim në pushtet, e cila ka qeverisur vendin për më shumë se 70 vjet./SHQIP/

FOTO GALERI
11/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA