Më 15 nëntor 1908 mbreti Leopold II, i Belgjikës hoqi dorë formalisht nga kontrolli personal i Shtetit të Lirë të Kongos, i cili u vu nën administrimin e parlamentit belg dhe u riemëruar Kongo Belge.
Leopold nuk do të dorëzonte pronën e tij private pa një luftë të gjatë por hoqi dorë pasi u kthye në objekt urrejtjeje të thellë e publiciteti negativ prej masakrave të tij te publikuara nga gazetat amerikane e britanike.
Raportimet e tyre flisnin për skllavëri të tmerrshme të banorëve vendas me anë të torturës dhe gjymtimeve.
Lajmet nisën të dilnin fillimisht nga një grup misionarësh kristianë britanikë që u ftuan në pronën e tij dhe u shokuan nga mënyrat e dënimit të vendasve që nuk plotësonin kuotën e mbledhjes së kauçukut natyral.
Mes praktikave më të përdorura ishin gjymtimi i duarve të punëtorëve ose gjymtimi dhe vrasja e familjarëve të tyre.
Leopold kishte modifikuar sistemin feudal të skllavërisë në mënyrë që punëtorët e tij të punonin çdo ditë të jetës së tyre pa kompensim monetar.
Nëse ata refuzonin të kërkesat, ai i vriste ose gjymtonte anëtarët e familjeve të tyre, duke krijuar atë që është quajtur një nga sistemet më mizore të skllavërisë të zbatuara ndonjëherë nga një udhëheqës.
Top Channel