Billie Eilish zbulon pse i mban të fshehta lidhjet, në të kaluarën eksperienca të tmerrshme

04/09/2020 17:13

Pavarësisht se është një nga yjet më të famshëm të muzikës pop në botë, Billie Eilish ka vendosur që jetën e saj personale ta mbajë të fshehtë nga fansat.

Në një intervistë për radion “Capital Breakfast”, këngëtarja 18 vjeçare ka zbuluar se pse ka zgjedhur që lidhjet romantike t’i mbajë sa më private të jetë mundur.

“Kam pasur lidhje dhe i kam mbajtur private, edhe ato që ja kam treguar sado pak botës, pendohem,” është shprehur fituesja e 5 çmimeve Grammy.

Billie tha se nuk do që të përflitet për jetën e saj private sepse nëse ndahet njerëzit do fillojnë të flasin e të gjejnë fajtorin.

Eilish gjithashtu ka zbuluar se në të kaluarën ka pasur ndodhi të tmerrshme në dashuri.

“Sigurisht që më është thyer zemra. Njerëzit më kanë bërë gjëra të tmerrshme. Unë kurrë nuk jam ndjerë e fuqishme në një lidhje, përveçse një herë kur përfitova nga mirësia e dikujt,” tha ajo.

Billie shtoi se për momentin nuk e tërheq asnjëri, dhe ka disa muaj që ndjehet kështu.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel