Greqia, lëvizje për reduktimin e fondeve europiane për Turqinë

03/09/2020 14:51

Në një kohë kur tensionet greko-turke janë përshkallëzuar rrezikshëm, europianët vazhdojnë të “financojnë” Turqinë, ankohet shtypi grek.

“Greekcitytimes” shkruan se Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së e vendosi vërtet qershorin e 2018-tës “ngrirjen” e negociatave të pranimit me Turqinë, por ajo ende e merr asistencën e para-anëtarësimit. Website-i perllogarit që vetëm në gjashtë vitet e fundit, mes 2014 dhe 2020, mbështetja e BE-së për Ankaranë të ketë qenë rreth 740 milion euro në vit dhe në total shkon ne rreth 4,5 miliardë €.

Sipas tij, ndërsa Turqia acaronte situatën, Komisioneri europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin njoftoi se jo vetëm ajo është ende kandidate (pas një kërkese nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan) por është përfshirë gjithashtu në ndihmën e para-anëtarësimit në kuadër të Kornizës Financiare 2021-2027, për të cilën u ra dakord në 21 korrik. Dhe duket se në Athinë ka zëra që kërkojnë të bëhet presion edhe në këtë drejtim. “Greekcitytimes” thotë se pjesëtarë të parlamentit europian nga të paktën dy parti greke kërkon që këtij institucioni t`i paraqiten informacione mbi mundësinë e e një reduktimi të fondeve europiane të para-anëtarësimit për Ankaranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA